Grubi: ASH akuzat ti paraqesë në institucione

Akuzat e Aleancës për Shqiptarët për presion mbi komunat që drejtohen nga kuadro të këtij subjekti, janë vetëm përpjekje për ta defokusuar dështimin nga humbja e zgjedhjeve vlerëson zv.kryministri, Artan Grubi.

Marketing

Sipas tij akuzat që kanë duhet t’i denoncojnë pranë institucioneve përkatëse.

“Çfarë do akuza që kanë duhet t’i denoncojnë pranë institucioneve përkatëse dhe jo në media dhe të ngrisin procedurë. Besoj se kjo është një përpjekje për shmangie të opinionit publik dhe defokusim nga dështimi në zgjedhjet e kaluara dhe sukseset fillestare të kësaj qeverisje” – tha Zv. Kryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi.