Partnerët e kualicionit i kanë ndarë postet në eshalonin e dytë, BDI do të ketë 5 zëvendësministra dhe 5 sekretar shtetëror, bën të ditur zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, i cili pret që kabineti qeveritarë javën e ardhshme të kompletohet plotësisht.
Grubi paoshtu tha se ende po diskutohet për ndarjen e drejtorive, ndërsa tanimë është dakorduar që 5 drejtori të cilat deri tani i kanë udhëhequr kuadro të BDI-së, të këmbehen me 5 drejtori që i kanë udhëhequr kuadro të LSDM-së.
“Kemi marr Zëvendësministrin e punëve të brendshme, zv/minisitrin e mbrojtjes, të drejtësisë, transporti dhe shëndetësisë. Pesw Zëvendësministri dhe 5 sekretar shtetëror të cilat janë në proces të emërimit bashkw edhe me strukturat tona. Besoj që nesër pasnesër ditët në vijim do ti keni emrat në opinion. Ato që i lexova në mediat elektronike janë apsolutisht të pa vërteta.Ndarjet në pozicionet e drejtorëve nuk janë bërë por janë bërë disa nga këmbimet, do të thotë ne kemi pasur 5 pozita të drejtorëve nga drejtoritë e veçanta dhe i kemi këmbyer me 5 drejtori të tjera nga LSDM. PSH fondin pensional e kemi drejtuar ne për më shumë se një dekaadë ndërsa e kemi këmbyer me ndërmarrjen e rrugëve, apo postën e kemi këmbyer me ndërmarrjen MEPSO”, u shpreh zv/kryeministri i parë Artan Grubi.
Duke shpalosur priorittet e punës së tij si zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për sistem politik, Artan Grubi tha se ndër prioritetet e punës së tij do të jetë mbarëvajtja e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, krijimi i politikave për mirëmbajtjen e besimit ndëretnik, tolerancës, barazi dhe drejtësi për të gjithë, dhe sistematizimi I 1359 administratorëve në institucionet e shtetit në qendër dhe në degët rajonale.
“Në afat sa më të shpejt do të sigurojmë që të gjithë të punësuarit, të sistemohen në vende të punës në pajtim me marrëveshjen e MO-së në institucionet shtetërore. Do të njohim diplomat e fakultetit të të gjithë administratorëve, do t’i frymëzojmë që të mbindërtojnë të ardhmen e tyre në këtë vend. Do të fillojmë dhe monitorojmë reformat e nevojshme për barazi të plot të qytetarëve, përfshirë edhe drejtësinë joselektive nëpërmjet të vetingut. Do të intesifikojmë dinamikën e zbatimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve, do të kompoletojm agjensin për zbatimin e gjuhëve por edhe inspektoratin për zbatimin e gjuhës shqipe”, theksoi Grubi.
Grubi poashtu tha se do të punojnë fuqishëm në drejtim të kultivimit të miqësisë së përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.