Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi gjatë tubimit të Bashkimit Demokratik për Integrim në komunën e Çairit ku u prezantua kandidati për kryetar komune, z. Visar Ganiu dhe lista e këshilltarëve para të pranishmëve ka thënë se BDI dallon me ata (opozitën) si nata me ditën, si e mira nga e keqja.
“Unë sot kam ardhur këtu bashkë me familjen time, bile edhe vajza ime Hera është këtu, 17 vjeçe hala nuk ka të drejt të voton, me një mesazh: Të gjithë, duke nis prej familjes time të ngushtë, prej prindërve, vëllezërve, gjithë familjes më të gjerë, shokëve, dashamirëve, gjithsecili që ma ka më së paku hatrin, edhe më së shumti inatin, votoni Visar Ganiun me 17 Tetor, votoni Sermine Purrinin, votoni Ardijan Muçën. Sa ka vota Ardijani, aq do të ketë vota Visar Ganiu, sa ka vota Visar Ganiu do të ketë Sermine Purrini, asnjë më pak,” është shprehur Grubi.