Grubi: BDI, e vetmja parti që ka marrë vendim për t’u hetuar të gjithë funksionarët e vet

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së dhe njëherit edhe deputet i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut ,Artan Grubi në emisionin “Rruga drejt”, ka përsëritur se Vetingu është shumë i rëndësishëm dhe do të mundësojë pastrimin e gjyqësorit në përgjithësi dhe kjo do të ketë një efekt pozitiv për të kthyer edhe besimin në këto institucione të rëndësishme informon Tetova sot. Me këtë rast Grubi është ndalur edhe te një fakt që ka të bëjë me partinë shqiptare pjesë e së cilës është edhe ai.

Marketing

Sipas tij BDI si asnjë parti tjetër politike ka marrë vendim në kryesinë e partisë së vet për t’u hetuar .”Kemi dërguar letra edhe në Prokurori të Përgjithshme dhe Prokuroria Speciale që nga 2002 e deri më sot që secili funksionar i BDI së që ka patur, ka dhe do të ketë pushtet, funksion ,le të hetohet nga të gjitha institucionet e vendit “ka deklaruar Grubi.

Marketing