Zërat nëpër media të ndryshme online se grupi parlamentar i Bashkimit Demokratik për Integrim do të ngrejë interpelancë për punën e zëvendësministrit të parë dhe ministrit të punëve të jashtme Bujar Osmani janë spekulime dhe të pavërteta. Kështu është shprehur sot zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi. Sipas tij të gjitha strukturat e BDI-së janë një trup i vetëm dhe që të gjitha rreshtohen pas politikave vizionare të liderit Ali Ahmeti.
“I dëgjojë këto zëra nëpër media. Ne funksionojmë si një trup i vetëm, edhe Bashkimi Demokratik për Integrim, edhe grupi i ynë parlamentar edhe pjesa e pushtetit ekzekutiv edhe kryetarët e komunave, jemi të fokusuar në realizimin e programit të BDI-së dhe nuk dëshirojmë të fokusohemi me tema të tilla për arsye se kemi shumë punë për të bërë bashkë, ne të gjithë jemi një trup i vetëm dhe rreshtohemi pas politikave të z. Ali Ahmeti”, ka thënë Grubi.
https://www.facebook.com/watch/live/?v=1094487077646598&ref=watch_permalink