Deputeti i BDI-së ,Artan Grubi sonte në emisionin Argument në MTV 2 tha se rrethanat në Prokurori dhe gjyqësorë janë të mjera dhe janë për të ardhur keq dhe këtë e kemi konstatuar jo vetëm ne si BDI, por të gjitha raportet ndërkombëtare dhe gjithë anketat që marrin pjesë qytetarët që janë dëshmitarë të një drejtësie selektive e cila po imponohet në gjyqësorë dhe në prokurori. Ne kemi dalë me instrumentin dhe me politikën e vetingut si një prioritet i yni programorë edhe si një instrument për të ardhur tek sundimi i Ligjit.
Sipas tij, BDI është rrjedhojë e një kryengritjeje luftarake të shqiptarëve në Maqedoni për barazi përmes UCK së në konfliktin e armatosur në vitin 2001 për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. Ai thotë se tani kemi ardhë te një proces i ndërtimit të BDI së për dekadat e ardhshme. BDI thotë ai, është një aset dhe pasuri kombëtare dhe duhet të ketë jetëgjatësinë njësoj si partitë e rëndësishme të shteteve të zhvilluara dhe demokratike në Europë dhe Amerikë.
BDI sipas Grubit së fundmi ka kaluar në një proces të reformimit të thellë në mënyrë të qetë dhe pa hatërmbetje.