Deputeti i BDI-së dhe njëherit Sekretar i Përgjithshëm i kësaj partie Artan Grubi ka thënë se në vitin 2016 kishim premtim barazinë gjuhësore dhe këtë e thamë dhe e bëmë .Premtim e kishim edhe anëtarësimin në NATO.Edhe atë e thamë dhe e bëmë .Kishim poashtu premtim hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian , z.Merkel për këtë thotë që në muajin mars do bëjmë përpjekje që ti hapim negociatat dhe gjithë ne bashkërisht e dijmë që jemi në pragë dhe hapja e negociatave është dyfishim i ndihmës së BE-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut që do të thotë shumë më shumë para, instrumente dhe shumë më shumë reforma për qytetarët u shpreh Grubi informon Tetova sot .
Ai tha se e premtuam konsensualitetin , edhe atë e bëmë .Premtimi i fundit ishte edhe barazia ekonomike dhe për këtë Grubi u shpreh se ne e morrën Komisionin për Cështje Ekonomike në Qeverinë e RM.Kjo kërkon goxha kohë për tu arritur por jemi në proces e sipër sepse me përfaqësimin e drejtë dhe adekuat dhe marrjen e institucioneve kuce në shtet ne po arrijmë te një barazi ekonomike mes shqiptarëve dhe maqedonasve.
Me miratimin e Ligjit për administratorët që e thashë edhe në Kuvend , BDI ka plotësuar dhe realizuar 100 për qind të premtimeve të veta zgjedhore para qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.
BDI nuk është parti episodike por një subjekt politik që e realizon atë që e premton deklaroi Artan Grubi Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së .