Deputeti i BDI-së, Artan Grubi në paraqitjen te sheshi Skenderbeu në fillim të fjalimit të tij në tubimin elektoral në Shkup ka përmendur një koment që ka lexuar në rrjetet sociale të një simpatizuesi që ka shkruar se vetëm në dy rreshtat e kuvendit të Forumit të gruas së BDI-së ka pasur numër më të madh se sa që ka opozita njerëz nëpër tubime.
Ai ka theksuar se BDI gjatë qeverisjes së saj ka realizuar shumë projekte për shqiptarëve, andaj për këtë ai ka shprehur faleminderime për kryetarin e partisë së tij Ali Ahmeti.
Ja fjalimi i tij i plotë
Lexova një koment online që thoshte se vetëm dy rendet e para të kuvendit të gruas së BDIsë ka më shumë njerëz se sa tubimi qëndror i opozitës.
Çairi zjarr sot, Çairi i rilindur, i rikthyer, Çairi mirënjohës Kryetar
Ky është Çairi që të shpreh mirënjohje për barazinë gjuhësore, për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, për dy universitete shtetërore shqiptare, për flamur e gjuhë, për shkolla, çerdhe e spitale, për mbi 25.000 të punësuar në institucione që vetëm i ëndërronim para vitit 2001.
Ky është Çairi dhe BDIja që të thonë faleminderit për Kryetarin e parë shqiptar të kuvendit, për anëtarësimin në NATO, për drejtimin e velave të këtij shteti drejt Brukselit, për mbylljen e çështjeve me Sofjen e Athinën, për Ansamblin kombëtar, për avansimin e sekretariatit në Ministri, për ndryshimin e kushtetutës.
Të nderuara zonja, e dashura rini, të respektuar bashkëpartiak,
Në këtë botë, nuk ka asgjë më të fuqishme se sa ideja të cilës i ka ardhur koha
Kështu, idea e Gjergjit për liri ngadhnjeu sepse ishtë në kohën e duhur.
Idea dhe nisma e lirisë dhe shtëtetësisë e mbjellur më 1878 në Prizren, u vijua me botimin e manifestit të Rilindjes tonë kombëtare të quajtur “Shqipëria çka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet” nga Sami Frashëri.
Nga Lidhja, nëpërmjet manifestit arritëm tek Manastiri për të na sjellur përfundimisht në Vlorë.
Kjo është fuqia e idesë në kohën e duhur.
Idenë e pavarësisë së Kosovës nuk e ndali as gjenocidi e as përpjekja për shfarrosje.
Idesë për demokraci në Shqipëri nuk i doli kush përpara sepse i kishte ardhur koha.
Idesë dhe nismës në kohë të duhur për t’a arirë barazinë qytetare dhe për ta ndruar kushtetutën nuk i bënë ballë as tankset e as helikopterët, as ushtria e as policia.
Idesë për flamur, gjuhë, universitet, nuk arriti ti bëjë ball askush sepse i kishte ardhur koha.
Idesë për konsensualitet iu bashkangjitën 92% e shqiptarëve në vitin 2014 të cilët ngadhnjyen 5 vite me pas, sot të gjithë ata kanë festë.
I ka ardhur koha idesë sonë.
Vëllezër e motra, të jeni krenar që jeni vijues të frymës Frashërlliane rilindase e jo patriot improvizues dhe manipulues etnofolkorik me baterija.
Ca fjalë edhe për këto etnopatriotët folkorik të vonuar për dy dekada dhe të strukurit në kohën kur u bë historia dhe u rimboll fara frashërllijane rilindase të cilën po e korim sot.
Ju që i quani shqiptarët arnaut me përbuzje, Ismail Qemalin e keni pa vetëm të personifikuar në film artistik dhe e keni me të ndëgjuar, Skënderbenë e shihni vetëm këtu të derdhur në bronzë, dhe një herë nuk e shqiptuat fjalën Lavdi, njëherë nuk u përkulët para varrit të dëshmorit, njëherë nuk shënuat një përvjetor lirie.
E quani sakrificë dajakun duke ik nga friga dhe duke i lënë pas ato me të cilët mbetet aty dhe abuzoni për ditë duke kërku vota me turpin e frigës tuaj dhe duke i mashtru shqiptarët. Ptu, jazëk ju qoftë.
S’keni faj, se skeni çka me tregu tjetër, as para e as pas 2001.
Dhimbjen dhe sakrificën e vërtetë na e tregoi Luljeta, e shohim çdo ditë në varrezat e dëshmorëve, në krenarinë e veteranëve, në plagët e invalidëve, në përkushtimin e veprimtarëve, në veprat e punëtorëve, e jo në lotët e tua të krokodilit, por një mallkim shqiptarçe thotë ta marrtë Zoti fytyrën në ditë t’pazarit.
Gjithëmonë u rreshtuat në anën e gabuar të historisë dhe të sotmes, me gojën plotë me patriotizma të rrejshëm e me asnjë vepër të vetme.
Fjalët si Demushi, e punët si askushi.
E ne, unë, të gjithë ne këtu, të gjithëve që po na shihni e ndëgjoni, jemi vijues të idesë së Skënderbeut e Lek Dukagjinit, Abdyl e Sami Frasherit, Qerqiz Topulli e, Ismail Qemalit e Hasan Prishtinës, Adem Jasharit e Fehmi Lladrovcit.
Ne, të gjithë bashkë jemi bashkëkohanik, bashkëveprimtar, bashkëmendimtar, bashkëudhëtar të Ali Ahmetit.
Epiri im me një kohë do të thotë, babai im i ka qëndruar në krah Ali Ahmetit, si Hasani Ismailit, si Leka Gjergjit, si Samiu Abdylit, si Fehmiu Ademit.
Në betejën midis së bardhës dhe së zezës, në përplasjen midis ditës dhe natës, ata ua premtojnë dritën e zezë
Dardha bie nën dardhë thonë, o Blerim i biri i Hamzës, jo i Kastrioteve, por i Rekës, a nuk mesove nga kandidatet paraprak shqiptar në garën presidenciale që kjo garë ta perendon karierën politike, se ty vetëm ajo të intereson e jo shqiptarët.
Nji zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë o Blerim i biri i Hamzës, jo i Kastrioteve, por i Rekës
çdo votë për ty është votë për VMRO DPMNE,
çdo votë për ty është votë për regres e jo përprarim
çdo votë për ty është votë për izolim, e jo integrim
çdo votë për ty është votë për majorizim, e jo për konsensualitet
çdo votë për ty është votë për defaktorizim të shqiptarëve.
çdo votë për Rekën e merr lumi.
Andej nga jugu thonë: Shqiptari s’ha pulë të ngordhur.
Prandaj, Blerim, Bleeerim, tung e ki!