Grubi: Çairi po bëhet me garazh/parking në kate

Në bashkëpunim me kryetarin e komunës së Çairit, Visar Ganiu, qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot i hapi rrugën procesit të ndërtimit të një garazhi/parkingu në kate në Komunën e Çairit, përkatësisht në hapësirën prapa poliklinikës Bit Pazar.
Me këtë hap të Qeverisë dhe komunës Çair, qytetarët tanë do të mund të parkojnë veturat e tyre në këtë pjesë tejet të frekuentuar të Shkupit, pa penguar apo bllokuar hapësirat publike.
Këtë vendim të qeverisë, komuna e Çairit duhet ta realizojë në bazë të Vendimit për kryerjen e punëve për disponim me tokën ndërtimore pronësi e RMV-së, të miratuar nga ana e Qeverisë.
Marketing