Ditën e Martë me datë 22.09.2020 Kuvendi do të nis mbledhjen me qëllim zgjedhjen e zëvendësministrave të ri. Ky debat mund të zgajte dy ditë dhe pas kësaj Qeveria do të nis të funksionoj me ekip të plotë. Kështu ka thënë sot zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi.
“Mbledhje në kuvend për zgjedhjen e zëvendësministrave do të mbahet këtë të martë në kuvend dhe besoj se për dy ditë sa edhe do të zgjat debati, Qeveria do të ekipohet. Sekretarët shtetëror tashmë janë në procedurë për tu zgjedhur në më shumë ministri, derisa vendet e drejtorëve të institucioneve shtetërore do të plotësohen përmes një procesi transparent, në konkurs, me intervista dhe me këtë të bëhet përzgjedhja e kuadrove më cilësore”, është shprehur Grubi.