Zëvendëskryeministri i parë, z.Artan Grubi bashkë me zëvendës ministrin e punëve të brendshme Nazim Bushi vizituan sot Universitetin Ndërkombëtar Vizion në Gostivar ku u takuan me rektorin Prof. Dr. Fadil Hoxha
“Shprehëm vlerësim për punën e stafit akademik të këtij universiteti për kontributin e dhënë në avancimin e cilësisë së arsimit të lartë në vendin tonë. Diskutuam rreth çështjes së statusit të universitetit dhe ndërtimin e kampusit të ri universitar”, deklaroi Grubi.