Grubi: Do të kontrollohen të gjithë funksionarët e ardhshëm e ardhshëm të BDI-së

Bashkimi Demokratik për Integrim do t’i kontrollojë të gjithë funksionarët partiak dhe shtetëror, nëpërmjet të ashtuquajturit Venting, me qëllim që siç thonë nga atje të largohen të korruptuarit dhe ata që kanë lidhje me krimin, njofton Portalb.mk.

Marketing

“Vetingu bëhet në dy faza, faza e parë gjatë anëtarësimit në parti dhe faza e dytë për gjithë ata që propozohen për funksione. Vetingu në BDI është proces i filluar me vet riregjistrimin e anëtarësisë dhe po zbatohet gjatë verifikimit të çdo fletë anëtarësie në bashkëpunim me degët dhe këshillat vendor. Të enjten shpallim zgjedhjet në të gjitha këshillat vendor dhe degët e forumit rinor e më pastaj edhe në gjithë partinë. Vetingu i dyfishtë, vetingu institucional, për kandidatë të propozuar për emërim dhe zgjedhje është në përgatitje të draft-ligjit, por, ne në BDI do ta zbatojmë edhe nëse nuk arrijmë të gjejmë mbështetje të partive tjera në Kuvend për miratim të ligjit”, thotë për Portalb.mk, deputeti dhe sekretari organizativ, Artan Grubi.

I kontaktuar nga Portalb.mk, nënkryetari i BDI-së, Sadulla Duraki, thotë se nisma për veting tani për tani është ide, ndërkaq presin që të ardhmen e njëjta të realizohet.

“Është hedhur si ide, ne ende s’jemi ulur që detajisht t’i shohim gjërat, besoj që për një kohë të shkurtër do të jeni të njoftuar kur do të fillojmë me punë. Ka dy vite që e bisedojmë, por nuk ka ende diçka konkrete. Njëherë duhet të miratohet ligji, ndërkaq më pas të shohim se kush do të vendoset në atë komision”, thotë Duraki.

Portalb.mk, i kontaktoi edhe nënkryetarët e BDI-së, Teuta Arifi dhe Izet Mexhiti, por të njëjtit nuk ishin të kapshëm për redaksinë tonë, ndërkaq nënkryetari Nevzat Bejta na rekomandoi që për këtë çështje të flasim me Artan Grubin.

Ndryshe, pas rezultatit të dobët në zgjedhjet presidenciale, kryeministri Zaev paralajmëroi shkarkimin e disa funksionarëve si në parti, ashtu edhe në Qeveri. Mbrëmë, Këshilli Qendror i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë i ka shkarkuar sekretarët e përgjithshëm, nënkryetarët dhe koordinatorja e forumit të gruas.

Marketing