Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi realizoi takim me Kostas Ducinas, profesor i Drejtësisë dhe Filozofisë dhe drejtor i Birkben Institutit për humanizëm në Universitetin londinez.
Grubi ka shprehur kënaqësi nga vizita e mysafirit të rëndësishëm, i cili është shkencëtar i shquar dhe botues i disa punëve shkencore nga fusha e drejtësisë, por edhe deputet në Kuvendin grek nga radhët e SYRIZAS.
Megjithatë, Duninas nga Grubi është informuar për proceset pozitive në vendin tonë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, me çka u realizuan edhe dispozitat e Marrëveshjes së Prespës.
“Për ngjarjet aktuale në vend potencoi se janë në suaza të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në muajin prill, dhe se shteti shkëlqyeshëm hapëron drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, pas së cilës pa dyshim qëndrojnë të gjitha partitë politike. Për shkak të asaj, për ne është veçanërisht e rëndësishme, Greqia fqinje të na përkrahë, në vigjilje të Samitit të Bukureshtit në qershor, në të cilën presim datë për fillim të negociatave”, kumtojnë nga Komisioni për çështje evropiane.
Ducinas e përsëriti përkrahjen greke për proceset tona eurointegruese, duke treguar se edhe krahas kritereve politike shteti duhet të dorëzojë rezultate të dukshme në fushën e qeverisjes të së drejtës, si dhe në sektorin e inteligjencës, lirinë e mediave dhe reformën në administratën publike.
Si profesionist i shquar në fushën e drejtësisë, profesori Ducinas porositi se reformat në këtë fushë duhet të realizohen sa më shpejtë, edhe krahas asaj që ka rezistencë të madhe nga ana e bartësve të funksioneve në sektorin e jurisprudencës, me çka vështirësohet ky proces i reformave.