Grubi: E humbëm një dekadë mundësish-një e drejtë e vonuar, e drejtë e mohuar!

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka hapur manifestimin qendror për shënimin e 20-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Marketing

Ai me këtë rast ka deklaruar se sot janë mbledhur bashkë për të shënuar suksesin e liderëve vendorë dhe miqve ndërkombëtarë.

Grubi ka kujtuar dhe falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në arritjen e kësaj Marrëveshje dhe për zbatimin në praktikë të së njëjtës.

“Ne, miq të dashur e humbëm një dekadë të tërë mundësish dhe rrjedhimisht, në e drejtë e vonuar, u bë e drejtë e mohuar. Por, ama edhe yjet nuk do të shndrisnin po të mos ishte errësira. Ne ia dolëm bashkë dhe pikërisht këtë sukses jemi mbledhur që ta festojmë sot. Sukses i përbashkët, i liderëve vendorë dhe miqve ndërkombëtarë: Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO dhe OSBE-ja, shoqëria civile dhe mediat, bashkë me njerëzit që ndajnë vlerat e njëjta dhe që nga gremina e luftës, vendim tim e shndërruan në një vend të shpresës, në një vend të rrëfim suksesit. Unë, sot dua të kujtoj të gjithë ata që e shpëtuan vendin tim dhe e mësuan këtë vend se si të arrihet baraspesha. Shumë prej tyre i kemi sot në mesin tonë – ju faleminderit shumë! Disa prej tyre nuk janë sot këtu me ne – faleminderit edhe atyre dhe disa më nuk janë në mesin tonë – si presidenti (Boris) Trajkovski, Arbër Xhaferi, Imer Imeri dhe ambasadori James Pardew. Ju them se nuk do të ju harrojmë dhe ju faleminderit! Dua gjithashtu të shpreh falënderimin tim për pasardhësit e mi në përpjekjen e tyre për të zbatuar marrëveshjen, por pa harruar edhe të gjithë të rënët e vitit 2001- shqiptarë e maqedonas, invalid dhe familjet e tyre”, tha mes tjerash Grubi.