Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Artan Grubi duke komentuar fjalimin vjetor të presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov në Parlament, ka thënë se e vetmja e mirë e këtij fjalimi është se ky është fjalimi i fundit i Ivanovit.
Ai ka propozuar që parulla “bojkotoj” e organizatës joqeveritare të ri-emërohet në “Ivanov”.
Përndryshe në seancën parlamentare në të cilën fjalë rasti kishte presidenti Ivanov, deputetët e BDI-së nuk morën pjesë.