GRUBI: Edhe një derë e mbyllur për ne, u hap për herë të parë

Ilir Iseni, kryetari i Gjykatës Themelore në Dibër është zëvendësdrejtori i ri i Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këtë informacion e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, informon GAZETA.MK

Marketing

Sipas Grubit tashmë edhe një derë e mbyllur për shqiptarët, u hap për herë të parë.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi gjithashtu ka thënë se ky vendim është marrë nga Këshilli drejtues i Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve, organ ky i cili dhe emëron drejtorin dhe zëvendësdrejtorin.