Grubi-Elen Konve-Mure, vetoja si mobilizatorë

Sot, 4 nëntor 2019, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Artan Grubi, mbajti takim të veçantë me znj. Elen Konve-Mure, zëvendëskryetare e Senatit të Republikës së Francës dhe anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme në Senatin e Francës, në shoqërim të ambasadorit të Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut z. Kristijan Timonie.

Marketing

Në takim, z. Grubi, e përshëndeti ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO në Senatin e Francës, me ç’rast mbetet që marrëveshja të ratifikohet edhe nga Asambleja Nacionale në nëntor të këtij viti.

Ai, gjithashtu, e vlerësoi si shumë inkurajuese lajmin se këtë vikend është punuar në pallatin e Presidentit në Paris, dhe se së shpejti do të dalin me një metodologji të re për zgjerim e cila do t’u ofrohet vendeve – anëtare të BE-së, gjë që është një moment i ri, në të cilin mund ta ndërtojmë narrativin tonë në një kohë të vakumit ndërmjet mosmiratimit të vendimit dhe samitit të ri duke mos ditur se çfarë do të ndodhë në kuadër të BE-së.

Grubi e potencoi rëndësinë e mbështetjes së Francës për proceset tona eurointegruese, me ç’rast theksoi se veton e paradokohshme e Francës në samitin e BE-së në tetor, si pozitive në aspekt të mobilizimit tonë dhe realizimit me përkushtim të reformave të cilat i kërkon prej neve BE-ja. Në atë drejtim, si detyra prioritare theksoi miratimin e Ligjit për prokurori publike dhe reformat zgjedhore.

Znj. Konve-Mure, i përshëndeti rezultatet e arritura në reformat e BE-së, si dhe marrëveshjet me Greqinë dhe me Bulgarinë, si hap pozitiv në rrugën tonë drejt BE-së. Theksoi se Franca është e vetëdijshme se shumica nuk janë të lumtur për shkak të rezultatit të tillë në Samitin e tetorit, por se kjo mund të kuptohet edhe si sinjal se duhet të arrihen rezultate më të mëdha në lidhje me përmbushjen e standardeve evropiane. Në atë kontekst, shfaqi shpresë se nëse i kryejmë pozitivisht detyrat e shtëpisë, deri në maj vitin e ardhshëm, atëherë edhe nga ana e Francës mund të ketë hap pozitiv dhe ka gjasa që të marrim lajme të mira në Samitin e majit në Zagreb. Megjithatë, fillimisht duhet të organizohen zgjedhje të mira, përkatësisht të vazhdojë në kontinuitet marrja e raporteve pozitive nga ana e OSBE-së për organizimin e zgjedhjeve. Me atë, do të jepet një pasqyrë e mirë për Maqedoninë e Veriut se është vend demokratik, por gjithashtu edhe se i përmbush të gjitha kriteret e Kopenhagës.