Grubi: Funksionarët e BDI-së lobojnë për njohje të reja për Kosovën kudo që paraqiten

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem poltik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi pas takimit me u.d kryetare e Republikës së Kosovës para gazetarëve ka deklaruar se funksionarët e Bashkimit Demokratik për Integrim, që të gjithë pa përjashtim nëpër të gjitha paralqitjet e tyre nëpër botë çështjen e Kosovës e kanë në listën prioritare, përkatësisht lobojnë për njohjen e saj.

Marketing

“Çështja e Kosovës është në listën prioritare të z. Bujar Osmani dhe tonën si parti politike pjesëmarrëse në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë neve siç jemi faktor vendimtarë, atë e diskutova edhe me znj. Osmani që mbështetjen tonë, qoftë të ministrit të Punëve të Jashtme, qoftë timen si zëvendëskryeministër i parë apo edhe të vetë kryetarit Ali Ahmeti do ta kenë në çdo moment dhe në çdo forum ndërkombëtar. Kosova është absolutisht prioritet i joni”, është shprehur Grubi.

blob:https://www.facebook.com/cc675070-be84-4c9e-aa7b-2f2e87d231f4