Grubi: Gëzuar Fitër Bajrami, qofshi gjithmonë të gëzuar e në paqe bashkë me të afërmit tuaj

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka uruar gjithë besimtarët për festën e Bajramit.

Marketing

Statusi i plotë i Grubit:

Të nderuar besimtarë,

Në këtë ditë të bekuar të Fitër Bajramit kur në shtëpitë tona po ndjejmë atmosferën festive, përcjell deri te ju urimet e sinqerta për agjërim dhe lutje të pranuara, shëndet dhe mbarësi.

Devotshmëria, përgjegjësia morale, fryma e respektit dhe solidaritetit ndaj njëri tjetrit gjatë muajit të Ramazanit janë bekime dhe mirësi që duhen ruajtur me përkushtim në përditshmërinë e jetës sonë.

Qofshi gjithmonë të gëzuar e në paqe bashkë me të afërmit tuaj!