Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedoni të Veriut dhe kjo është punë e kryer tashmë. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi pas takimit me u.d kryetarin e PDK-së Enver Hoxhaj.
“Akti normativ i z. Agim Nuhiu gjatë mandatit të tij ministër i Punëve të Brendshme gjatë kohës së qeverisë teknike dhe përballjes me pandeminë, do ta ri përsëris se gjithsesi se duhet të respektohen ligjet, në veçanti Ligji për përdorimin e gjuhëve dhe nuk shoh ndonjë rezervë nga partneri jonë i koalicionit që të zbatohet. Ju e dini se tashmë qeveria funksionon në dy gjuhë dhe unë gati se gjysmën e mbledhjeve të qeverisë i kam udhëheq dhe që të gjitha i udhëheq në gjuhën shqipe, ashtu funksionon edhe në kuvend, ashtu funksionon edhe në presidencë kështu që gjuha shqipe gjuhë zyrtare në Maqedoni të Veriut është punë e kryer”, është shprehur Grubi.