Grubi: Gostivari meriton më shumë, më mirë, prandaj dhe ndryshimi po vjen

“Gostivari meriton ndryshimin, asnjë komunë tjetër aq sa Gostivari nuk ka nevojë për ndryshim për arsye të keq menaxhimit në këto katër vitet e fundit dhe e shohim kërkesën e përditshme të çdo qytetari të Gostivarit për të bërë ndryshimin e duhur dhe për tu kthyer në rrugën e duhur e ajo është rruga e prosperitetit, rruga e menaxhimit të komunës nga njerëz të duhur, nga subjekt i duhur dhe dikush që do t’i përkushtohet 100% Gostivarit sepse këtë e meriton Gostivari. Siç e shihni gjitha këto investime që i premtoi dhe që i ka realizuar tashmë ministria e Ekonomisë, të gjitha tjerat që po planifikojmë të bëjmë në komunën e Gostivarit bëhen me përkrahjen e pushtetit qendror dhe aspak me përkrahjen edhe të pushtetit lokal, imagjinoni kapacitetet të cilat do të kishim pasur mundësi që t’i realizojmë në qoftë se kishin bashkërenduar aktivitetet pushteti qendror dhe ai lokal.” https://www.facebook.com/watch/?v=247658837139118

Marketing
Marketing