Grubi i përgjigjet Selës: ‘Menduhi i vogël ka gabuar rrugën’

Ka rrëshqit Menduhi i vogël, gjynah, mos ia zeni për të madhe, kërkon famë duke shpif dhe mendon se duke e arsyetuar ikjen e tij qyqare mund të përfiton diçka të imtë me gënjeshtra dhe trillime, mjerim.

Marketing

Nejse, ne kemi punë më të zgjuara se sa qyqarllëku, ndiqeni fjalimin tim të sotëm dhe bëni selam frigacakut me përshëndetjen e Talatit, vezhbaj …, ka shkruar deputeti Artan Grubi në facebook pas akuzave të Zijadin Selës.

Fjalimi i deputetit të BDI-së Artan Grubi
U zgjova sot në mëngjes me një propozim fjalim për ngjarjen e sotme të përpiluar nga këshilltarja ime në komision që thoshte:

“Do të kalojë gjithçka, por çfarë është ai ngushëllim? Do të kalojë edhe gëzimi, edhe jeta. Vallë shpresa përbëhet prej “të kalojë gjithçka”” që paraqet një citat nga Mesha Selimoviç.

Sapo e lexova hyrjen, e lash mënjanë dhe vendosa të përpiloj diçka tjetër.
Por më pas, më hamendi, çfarë duhet t’ketë qenë arsyeja për këtë shkrim që me gjasë reflekton disponimin dëshpërues të saj dhe të gjithë qytetarëve nga (mos)vendimi i Këshillit.
Atëherë vendosa t’ju them një gjë tjetër.

Kam qenë i shqetësuar disa netë me radhë. Djali im tre vjeçar nuk ndjehej mirë dhe na mbajti zgjuar gjatë gjithë natës.
Jam i sigurt se kjo ndodh me shumicën e prindërve këtu, ai i refuzonte ilaçet edhe pse ishte i sëmurë.

Supozoj të gjithë e bëjmë të njëjtën gjë, fillojmë të premtojmë gjëra që fëmijës i pëlqejnë, vetëm që ti merr ilaçet dhe të bëhet më mirë. Nëse e pin sirupin do të blej një lodër…Duhet ta pish se është mirë për ty….

Pavarësisht, na pëlqen ose jo, pavarësisht e pranojmë ose jo, kjo filozofi na përcjell gjatë gjithë jetës.
Edhe kur fëmijët rriten, ne ju themi të studiojnë që të kenë një të ardhme më të mirë, një sjellje më të mirë, me qëllim që ti përshtaten shoqërisë, ti ndjekin rregullat, e kështu me radhë.

Të njëjtën gjë e bëjmë edhe me veten.
Shumica prej nesh ndjekin një model të caktuar në jetë, në familje, në shoqëri, në punë, dhe mundohemi ta arrijmë më të mirën nga ne në korniza të rregullave të përcaktuara të lojës.

Duke qenë një demokraci e re dhe e brishtë, me fatin gjithnjë të caktuar nga tjerët, vendi im e gjeti ilaçin e vet tek Bashkimi Evropian.
Ishte i pari që nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit në vitin 2001 dhe i pari ku ajo hyri në fuqi në vitin 2004.
E mori statusin e vendit kandidat në vitin 2005 dhe nga atëherë ne morrëm 10 rekomandime për hapjen e negociatave me BE-në.
Pas 15 viteve dhe 10 rekomandimeve, pas përmbushjes së kritereve politike shumë të vështira dhe të pakrahasueshme, dhe pasi i kemi përmbushur të gjitha kriteret nga raporti i progresit, “prindi” ynë i ndryshoi rregullat në mes të lojës.
Ne madje miratuam ligje dhe marrëveshje Frankenshtaniane dhe mbyllëm sytë dhe hundën dhe e gëlltitëm sirupin eksperimental.

“Pu pu ne vazhi” do të thonin Maqedonasit, por nuk e dija se edhe Evropa e ka mësuar këtë shprehje.
E pamë se çfarë ndodh kur prindi nuk e përmbush rolin dhe premtimet e tij.

Në vitin 2008, padrejtësisht mbetën jashtë klase, u braktisëm dhe kjo na bëri të ndjehemi si rosat e shëmtuara.
Na kapluan erërat e forta dhe ndikimet e këqija dhe na dërguan deri në togfjalëshin shtet i kapur, por ne arritëm të shëndrohemi në një shembull të ndritshëm, si rosat e Andersonit në një mjellmë.

Lideri im shpesh thotē, edhe pse Lufta e dytë Botërore mbaroi, e para nuk ka përfunduar akoma.
Edhe 100 vjet pas Marrëveshjes Paqësore të Versajës, ne po i vuajmë pasojat, ne shohim një Evropë e cila nuk ka arritur ti përmirësojë gabimet e bëra në Paris dhe një Evropë e cila lufton me veten.

Miku ynë i dashur Phill Reeker ka thënë shumë mirë, disa politikanë evropian kanë ngecur në shekullin e XIX-të.
Evropa asnjëherë nuk do të jetë faktor global nëse nuk e largon gripin e saj.

Një gjë mund t’ju sigurojë:
Ne do të vazhdojmë të punojmë për ta përafruar shoqërinë tonë me standardet evropiane, për veten tonë, për ta mbajtur rininë këtu, për t’ju krijuar mundësi që ta ndërtojnë jetën e tyre këtu ku ju kemi premtuar, në shtëpi.
Dhe një shënim shtesë: Marrëveshja e Prespës, Marrëveshjes për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe Marrëveshjes së Ohrid NUK KANË KTHIM PRAPA. Anjëherë!
Vëmendja juaj më nderon, Ju faleminderit!

Ka rrëshqit Menduhi i vogël, gjynah, mos ia zeni për të madhe, kërkon famë duke shpif dhe mendon se duke e arsyetuar ikjen e tij qyqare mund të përfiton dicka të imtë me gënjeshtra dhe trillime, mjerim. Nejse, ne kemi punë më të zgjuara se sa qyqarllëku, ndiqeni fjalimin tim të sotëm dhe bëni selam frigacakut me përshëndetjen e Talatit, vezhbaj …

Publiée par Artan Grubi sur Vendredi 1 novembre 2019

Marketing