Grubi i reagon opozitës: Paralajmërimi im për zgjidhjen e problemit u dukej i halucinacion, ja ku jemi sot!

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë së RMV-së, Artan Grubi i ka reaguar partive të bllokut opozitarë të cilët shtatë muaj më herët kishin reaguar kundër asaj që Grubi kishte thënë se do të ketë një propozim francez që do të ndihmojë në integrimin e vendit në BE.

Marketing

Sot nëpërmes një statusi në rrjetet sociale, Grubi ka thënë se këto deklarata që asokohe blloku politik opozitar i llogarisnin si propagandë politike u dëshmuan të vërteta dhe shtoi se gjithë ai skepticizëm ra në ujë dhe ja ku jemi sot.

Shkrimi i plotë:

Në fund të vitit të kaluar, akoma pa nisur e pa u ditur gjë, në mediat e vendit pata paralajmëruar një iniciativë franceze për të zhbllokuar rrugëtimin tonë të integrimit për në BE duke ofruar një zgjidhje të pranueshme të kontestit tonë me Bullgarinë.

Asokohe këto deklarata, blloku politik opozitar i llogarisnin si propagandë politike, madje me përqeshje i cilësuan si diçka e pamundur, si halucinacion, përfshirë dhe disa nga mediat e vendit.

Tani këto deklarata u dëshmuan të vërteta, gjithë ai skepticizëm ra në ujë dhe ja ku jemi sot, një ditë para realizimit të ëndrrës sonë të eurointegrimit.

https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/593600282129494