Grubi: Jam i hapur për të takuar tifozeritë e të FC Shkupit dhe të Shkëndijës (VIDEO)

Zëvendëskryeministri Artan Grubi, në një intervistë për TV21 tha se ai është i hapur të takoj tifozeritë e të dyja klubeve, si të FC Shkupit, po ashtu edhe të Shkëndijës. Ai tha se duhet të kontribuojmë në marrëdhënie të shkëlqyera dhe vëllazërore të këtyre dy klubeve shqiptare.

Marketing

“Jam i hapur t’i takoj tifozeritë e të dyja klubeve, jo vetëm ato, por edhe tifozërite e tjera, në mënyrë që të kontribuojmë në marrëdhënie të shkëlqyera vëllazërore midis këtyre tifozerive për arsye se sportit dhe publikut nuk inevojiten tensione. Përkundrazi, të gjithë njerëzit që vizitojnë stadiumet shkojnë aty për të kaluar mirë”- tha Grubi.

Nga ana tjetër Grubi tha se i vjen keq që këtë fundjavë nuk mund të marri pjesë në përballjen e këtyre dy skuadrave në Tetovë.

“Jo, nuk jam këtu dhe më vjen keq, sepse me gjithë qejf do kisha dashur të merrja pjesë, siç kam marrë pjesë edhe në sezonin e kaluar, në veçanti kur Shkëndija u shpall kampione”- tha Grubi. https://fb.watch/fz2XGmff1U/