Grubi: Janë përmbushur të gjitha reformat, presim që BE të përmbush premtimet

Në Kuvend sot u realizua takim në mes Komisionit për Çështje Evropiane të Maqedonisë me delegacion e Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Republikës së Kroacisë, të kryesuar nga kryetari i Bordit, Domagoj Millosheviq.

Marketing

“Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Artan Grubi, gjatë takimit theksoi se kjo është një periudhë shumë e rëndësishme për Republikën e Maqedonisë së Veriut, një periudhë në të cilën presim një datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Ai theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka arritur plotësisht dhe ka përmbushur rekomandimet e Bashkimit Evropian, që është një provë e qartë se kemi përfunduar pjesën tonë, tha shërbimi i shtypit të Kuvendit.

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Kroacisë, Domagoj Millosheviq, theksoi se vlerëson përpjekjet, progresin dhe reformat që shteti ka bërë për të lëvizur drejt BE-së. Në lidhje me bashkëpunimin dypalësh, thuhet në deklaratë, thekso se vlerësohen marrëdhëniet e shkëlqyera dhe bëjnë thirrje për thellimin e bashkëpunimit në fusha të tjera, siç janë politikat rinore dhe ekonomia.