Grubi: Ka deputetë të opozitës, që duan t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese

Sipas zëvëndës kryeministrit të parë, Artan Grubi, në opozitë ka njerëz që duan të vazhdojnë integrimin evropian të vendit dhe të mbështesin ndryshimet kushtetuese në Kuvend. Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari lidhur me njoftimet e opozitës për referendum, Grubi tha se tema e referendumit, i intereson vetëm politikanëve që po përpiqen të zgjasin mbijetesën e tyre. Ai siguron se nuk ka kërkesa të reja nga pala bullgare.

Marketing

“Duhet të flasim me deputetët e opozitës që do të votojnë për ndryshimet kushtetuese, dhe të tillë ka. Për këtë duhet diskutuar dhe jo për tema politike ditore siç është referendumi, të cilat u shërbejnë aktorëve të caktuar për të mbetur në skenën politike… Siguroj në veçanti komunitetin maqedonas se në asnjë mënyrë nuk cënohet as gjuha e as identiteti, as kultura e historia e bashkëqytetarëve tanë. Për këtë jemi garantues ne dhe partnerët tanë të koalicionit.”, tha zëvëndës kryeministri i parë, Artan Grubi.