Grubi: Kërçova, shembëlltyra e Marrëveshjes së Ohrit

Sot Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi morri pjesë në Panel diskutimin me temë “ Decentralizimi para dhe pas Marrëveshjes së Ohrit”, organizuar nga Komuna e Kërçovës dhe Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, në kuadër të aktiviteteve me rastin e shënimit të 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.

Marketing

Zëvendëskryeministri i parë Grubi para të pranishmëve në këtë Panel diskutimi ka folur mbi rëndësinë e Ligjeve të cilat janë miratuar nga Marrëveshja e Ohrit dhe sfidat me të cilat janë përballur gjatë këtyre dy dekadave.

“Në karakteristikat e sotme të komunës së Kërçovës shëmbëllen më së miri
çdo karakteristikë ë Marrëveshjes paqësore të Ohrit. Ishte shumë ë
vështirë për ta arrirë, kaloi nëpërmjet një konflikti me viktima, me
rrënime, për të arritur deri të nënshkrimi i kësaj marrëveshje me 13
Gusht në qytetin ë Shkupit. Një prej pjesëve kryesore të kësaj
marrëveshje ishte decentralizimi, ndarja e re territoriale që e
karakterizon në mënyrën më të denjë të mundur përbërjen e secilës prej
komunave tona. Një prej këtyre çështjeve kyçe ishte edhe Kërçova. Me
Ligjin për ndarjen territoriale parashihej që Kërçovës t’i
bashkangjiteshin disa prej komunave dhe në këtë mënyrë të krijon një
pasqyrë shumë më të mirë të realtë të përbërjes të qytetarëve të kësaj
komune dhe siç jeni që të gjithë dëshmitarë edhe Marrëveshja e Ohrit i
kishte vështirësite e veta gjatë zbatimit ashtu e kishte edhe kjo pjesë
e ligjit për ndarjen territoriale sa i përket Kërçovës me dy shtyerje
një pas një për arsye të hezitimit të elitave politike të asaj kohe
rreth bashkimit të Kërçovës në një komunë të vetme dhe drejtimit të asaj
komune nga Fatmiri aso kohe dhe nga Fatmiri sot. Asgjë e keqe nuk i
ndodhi Maqedonisë së Veriut nga Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe.
Asgjë e keqe nuk i ndodhi Maqedonisë nga Ligji për ndarjen territoriale,
asgjë e keqe nuk i ndodhi Maqedonisë nga Universiteti Shtetëror i
Tetovës apo nga Universiteti Nënë Tereza. Asgjë e keqe nuk i ndodhi
Maqedonisë nga punësimi i shqiptarëve dhe të tjerëve në administratën e
shtetit, asgjë e keqe nuk i ndodhi Maqedonisë nga Marrëveshja e Ohrit,
përkundrazi ky shtet përfitoi shumë. Përfitoi qytetarë më lojal për
arsye se shteti filloi të bëhet më lojal ndaj qytetarit, sepse shteti
filloi të bëhet më i barabartë. Ju kujtohen protestat kundër ligjit për
përdorimin ë gjuhëve, ju kujtohet se bashkë me Goranin kemi qenë deputet
ndërhyrja e grupeve në Parlament vetëm se Talat Xhaferi do të zgjidhej
Kryetar. Desha ta ndërlidh me Fatmirin për kryetar komune. A ju kujtohet
fjalimi i Gruevskit në Kërçovë? Kundër zgjedhjes së Fatmir Deharit për
kryetar komune. Nga kjo perspektivë e sotme sa e pavlerë duket gjithë
ajo histeri e elitave politike të asaj kohe për arsye se u dëshmua që me
Fatmirin jo vetëm që Kërçova u bë vend më i mirë po u dëshmua që Fatmiri
është shumë kryetar më i mirë për të gjithë qytetarët se sa vet
Bllagoja”, ka thënë kështu Zëvendëskryeministri Grubi në fjalimin e tij.

Më tej, Grubi ka thënë se barazia kërkon trajtim të përditshëm, të pandërprerë, në momentin që do ndalemi do kthehemi 20 vjet prapa, por nuk guxojmë të ndalemi as për një çast të vetëm, kishim beteja për gjuhë, për flamur, për komunë, për simbole, për përfaqësim të drejtë, për përfaqësim adekuat, ka thënë më tej ai.

“Sot nuk ka asnjë qytetar i çfarëdo qoftë komuniteti maqedonas, shqiptar, rom, turk, i cili nuk lavdëron punën ë një kryetari të komunës i cili po dëshmon që mund të jetë një kryetar i të gjithëve. Prandaj në kohëra të vështira nevojiten liderë të guximshëm dhe këto liderë të cilët ë nënshkruan Marrëveshjen ë Ohrit ishin jashtëzakonisht të guximshëm në vitin 2001 dhe atyre do të duhet tu jemi mirënjohës sepse Maqedonia e sotme është Maqedonia e Ohrit. Në kohëra të vështira dëshmohen liderët. A do të sjellin vendime për gjenerata ë ardhshme apo do të sjellin vendime për zgjedhjet ë ardhshme. Ai i cili është politikan mendon për ti fituar zgjedhjet, ai i cili është lider mendon për ti përfituar gjenerata ë ardhshme dhe për të u’a siguruar të ardhmen. Dhe ne kemi nevojë për liderë, ne kemi nevojë për njerëz të guximshëm të cilët do t’i prijnë proçeseve. Unë sot kisha një intervistë në një media në gjuhën shqipe dhe po më pysnin për zgjedhjet lokale dhe i thash që në të gjitha komunat absolutisht që kemi bë sondazhe edhe atë shumë voluminoze si asnjëherë më përpara. Në asnjë prej atyre komunave dallimi nuk ishte siç është në Kërçovë. Nuk ka qytetar të Kërçovës i cili nuk thoshte që Fatmiri ka bërë punë të mirë. Nuk ka qytetar të Kërçovës në atë sondazh i cili nuk do voton për Fatmir Deharin dhe jo vetëm shqiptarët por edhe të tjerët. Këto janë merita të Marrëveshjes së Ohrit. Kur të arrinë një kryetar komune shqiptar me të cilin e frikësonin çdo maqedonas këtu mos votoni sepse shqiptar po vije në krye të komunës u bashkuan edhe LSDM edhe VMRO me një kandidat të vetëm për ta kundërshtuar kandidaturën e Fatmir Deharit dhe puna e Fatmirit dëshmoi që gjithë ato ishin gabim ndërsa Fatmiri dhe ne ishim në të drejtë sepse Fatmiri do të punon shumë më tepër edhe për ata, dhe prandaj anketa është të dashur mysafir këtu 35 me 1. I pari që i afrohet Fatmir Deharit në anketë ka vetëm 1 përqind përkrahje.

Vizavi 35 përqind të qytetarëve tjerë. Nuk ndodh kjo në asnjë prej komunave tjera dhe prandaj kam bindjen absolute që jo vetëm që do të jetë kandidat i vetëm po që do t’i merr votat e të gjithëve, prandaj edhe kanë vështirësi edhe partitë politike maqedonase që të nxjerrin kandidat dhe nuk po ë them këtë për të bë fushatë për Fatmirin po e them si përfitimi më i madh i mundshëm i Marrëveshjes paqësore të Ohrit kur një shqiptar, një pjesëmarrës në luftën ë vitit 2001 të shëndrrohet në shembull dhe lider për të gjitha komunitetet siç është rasti në Kërçovë dhe prandaj të gjithë ne jemi bashkë dhe po e festojmë Marrëveshjen e Ohrit në 20 vjetorin e vet bashkërisht. Gorani është lider i Partisë Liberal Demokrate por beson në të njëjtat vlera në të cilat besojmë dhe ne dhe prandaj është sot këtu me ne se edhe ky dëshiron njejtë dhe besoj që do e konfirmon që pa marrë parasysh përkatësisë etnike t’i japim shansin më të mirit që të drejton institucionet tona pa dallime etnike, pa dallime fetare, pa dallime partiake. Barazia kërkon trajtim të përditshëm, të pandërprerë, në momentin që do ndalemi do kthehemi 20 vjet prapa. Nuk guxojmë të ndalemi as për një çast të vetëm, kishim beteja për gjuhë, për flamur, për komunë, për simbole, për përfaqësim të drejtë, për përfaqësim adekuat. Sot kemi beteja për cilësi të jetës, për më shumë vende pune, për një agjendë të gjelbër ku qytetarët do të ndjehen që po jetojnë në mënyrë të duhur sikur jeton Luani në Çikago apo tjetri në Zvicër apo i treti në Itali. Atë duam të sjellim këtu një mënyrë cilësore të jetesës dhe prandaj nevojiten forca të reja dhe këtë barazi ta avansojmë me barazi ekonomike, me projekte të reja infrastrukturore, me vende të reja të punës dhe për këtë do ju kisha lutur mos të na lini rahat as për një çast të vetëm”, ka thënë në fund të fjalimit të tij, Zëvendëskryeministri i parë, Grubi.