Grubi: Kjo gjeneratë futbollistësh po bën historinë, urime fitorja e merituar

Zëvendëskryeministri i Parë, Artan Grubi ka uruar Federatën e Futbollit të Maqedonisë për fitoren e arritur kundër Italisë me rezultat 0:1.

Marketing

“Fitore e madhe dhe plotësisht e merituar e djemve të reprezentacionit tonë të futbollit ndaj Italisë sot në gjysëmfinalen e play off-it për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Kjo gjeneratë futbollistësh po dëshmon potencialin e saj duke bërë historinë. Uroj fitore edhe në ndeshjen e finales së play off-it dhe arritjen e pjesëmarrjes së parë në kompeticionin më prestigjioz të futbollit”, ka shkruar Grubi.

Marketing