Grubi: Komisioni i Venecias mbështeti politikat e BDI-së për gjuhën shqipe

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi pas miratimit të raportit për ligjin për përdorimin e gjuhëve nga Komisioni i Venecias thotë se Komisioni i Venecias ka mbështetur tërësisht politikat e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për barazi gjuhësore.

Marketing

“Vetëm një ditë e vetme e një mandati super të suksesshëm: Komisioni i Venecias mbështeti tërësisht politikat tona për barazi gjuhësore ,Zgjodhëm drejtorin e agjencionit për cilësi në arsimin e lartë ,Zgjodhëm anëtarin shqiptar të këshillit gjyqësor ,Zgjodhëm drejtuesit e dy agjencive për qasje të lirë në informata me karakter publik dhe për mbrojtje të të dhënave personale .Edhe ca gjëra tjera më të vogla…
Bashkë VENDIMTAR!” ka shkruar Grubi.

Pas miratimit të raportit për ligjin për përdorimin e gjuhëve nga Komisioni i Venecias, anëtarja Tanja Karakmisheva ka mbetur me gishtat në gojë/TS