Grubi: Konfirmuam kandidaturën e Ali Jaoskit, fitore në rrethin e parë në Pllasnicë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka vizituar sot fshatin Pregllovë të Komunës së Pllasnicës për të shënuar përfundimin e projektit të rrjetit të ri të ujësjellësit në gjatësi prej 5,5 kilometra.

Marketing

Në postimin e tij përmes rrjetit social Facebook, Grubi ka theksuar se për realizimin e këtij projekti infrastrukturor, Qeveria ka ndarë mjete në vlerë prej 9 milionë denarë duke rregulluar kështu çështjen e ujit për pije në fshatin Pregllovë dhe në vetë komunën e Pllasnicës.

“Përkujdesi i vazhdueshëm për rregullimin e infrastrukturës nëntokësore është i një rëndësie të jashtëzakonshme për jetën e banorëve dhe prioritet i vazhdueshëm në agjendën e punës së qeverisë dhe kryetarëve të komunave të vendit tonë!” – është shprehur mes tjerash Grubi.

Ai poashtu ka shpërndarë për opinionin informatën për konfirmimin e kandidaturës së Ali Jaoskit për Komunën e Pllasnicës duke shprehur bindjen për fitoren e tij që në rreth të parë të zgjedhjeve lokale.