Grubi: Kritikat dhe sugjerimet i përkrah, por jo debati të shndërrohet në telenovelë

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi komentoi deklaratën e bashkë partiakut të tij Izet Mexhiti.

Marketing

Ai tha se në BDI demokracia e mirëfilltë dhe shprehja e lirë e fjalës janë vlerë e shtuar, duke e porositur Mexhitin që debatin të mos e shndërroj në telenovelë publike, transmeton TV21.

“Demokracia e mirëfilltë dhe shprehja e fjalës së lirë është një vlerë e shtuar në kuadër të BDI-së, por kur shprehet në kuadër të organeve partiake dhe jo të shndërrimit të saj në një telenovelë publike. Gjithsesi përkrah kritikën përkrah sugjerimet për punë më të madhe por ftoj që bashkërisht të ulemi dhe të diskutojmë se si mund të bëjmë punë më të mira për qytetarët, sepse të gjitha diskutime në publik në një formë pa fund nuk i ndihmojnë qytetarit dhe nuk janë në interes të qytetarëve. Ne nuk kemi marrë mandat askush për të mos punuar për qytetarët, por përkundrazi duhet të angazhohemi bashkërisht që t’ju dalim në ndihmë qytetarëve dhe të kryejmë projektet dhe fjalën e dhënë”, deklaroi Artan Grubi – zëvendëskryeministër i parë.

Kujtojmë që deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti mbrëmë në emisionin “200” deklaroi se Artan Grubi është i stërngarkuar me punë si në ekzekutiv ashtu edhe brenda partisë. Ndërkaq ditë më parë Izet Mexhiti deri te kreu i Kuvendit parashtroi edhe dorëheqjen e tij nga grupi parlamentar i deputetëve në partinë ku bën pjesë, pasi që siç thotë ai kështu do të jetë më i lirë që t’i mbrojë qëndrimet e veta.