Zv.Kryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot ka shpërndarë në Facebook aktivitetin ditor ku ka bërë të ditur për qytetarët se është arritur marrëveshje me 34 komuna për realizimin ë projekteve të cilat mbështeten nga TAV.
Kujdesi i Qeverisë për komunat dhe qytetarët tanë nuk ka të ndalur:
“Sot nënshkruam marrëveshje edhe me 34 komuna me qëllim të realizimit të projekteve infrastrukturore nga programi TAV përmes të cilave do përmirësohet cilësia e jetës së qytetarëve tanë.
Si edhe herën e kaluar, bëhet fjalë për investime në çerdhe, shkolla, infrastrukturë të rrjetit nëntokësor dhe kanalizime, rindërtim dhe meremetim të rrugëve lokale dhe rajonale, projekte këto të cilat vërtet janë të rëndësishme për qytetarët e vendit.
Përmes këtyre marrëveshjeve do të realizohen gjithsej 99 projekte dhe do të ndahen 35 milion Euro”, shkruan Grubi.