Grubi: LSDM ka marrëveshje të fshehtë me VMRO-në

Përderisa Talat Xhaferi për ndërprerjen e seancës së mbrëmshme akuzoi deputetin Muhamed Zeqiri, deputeti i BDI-së, Artan Grubi sot në një press konferencë tha se gjatë mbledhjes së komisionit për mandate dhe imunitete LSDM ka bërë marrëveshje të fshehtë me VMRO-DPMNE-në duke injoruar BDI-në, përcjell TS.

Marketing

“Fatkeqësisht mendoja se skenat e mbrëmshme kishin përfunduar me 27 prill dhe me 11 janar. Por ja që deputetët nuk u përmbajtën nga ofendimet sharjet dhe gjuajtjet ndaj kryetarit të Kuvendit në momentin e votimit. Asgjë mbrëmë nuk do të ndodhte në rast se kryetari i Komisionit për çështje mandat dhe imunitet, do ta linte vendimin për votim në orën 23.00 ashtu siç ishim marrë vesh.
Asgjë mbrëmë nuk do të ndodhte në raste se kryetari i Komisionit për mandat dhe imunitet, nuk do të mirej vesh me VMRO-DPMNE, duke përjashtuar BDI-në dhe duke lënë votimin në orën 21.00 në marrëveshje midis atyre dy partive dhe pa na njoftuar neve fare” u shpreh sot deputeti i BDI-së, Artan Grubi