Grubi: Lufta kundër korrupsionit nuk është destinacion, por betejë e gjatë dhe e mundimshme

Zero tolerancë për korrupsionin dhe betejat afatgjate me të janë mënyra e vetme që demokracia dhe sundimi i së drejtës mbahen gjallë. Kështu ka deklaruar për revistën Fokus, zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi.Sipas Grubit lufta kundër korrupsionit nuk është destinacion, por betejë e gjatë dhe e mundimshme.

Marketing

“Ky angazhim i yni nuk është një qëllim që arrihet një herë dhe mund të shënohet si i realizuar. Prandaj, mungesa e angazhimit sistematik në këtë drejtim do të ishte shqetësuese për për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe transparencës maksimale të institucioneve. Asnjë parti e vetme politike dhe as qeveria nuk mund të jenë forcë e vetme në luftën kundër korrupsionit. Ballafaqimi me korrupsionin kërkon një qasje shoqërore dhe suksesi varet ndjeshëm nga cilësia e ndërveprimeve të ndërtuara midis të gjithë aktorëve në shoqëri, si qeveria, kuvendi, opozita, zbatimi i ligjeve, media, sektori i biznesit etj. Gjatë negociatave për formimin e shumicës parlamentare dhe koalicionin qeverisës, ne kemi kërkuar kompetenca shtesë në luftën kundër korrupsionit dhe ju tashmë mund të shihni ndryshimin në ditët e para të kësaj qeverie”, deklaroi Grubi.

 

Marketing