Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar në faqen e tij zyrtare në Facebook se Panairi i punës nga Bechtel & Enka po vijon të mbahet në qytetin e Kërçovës, Kumanovës dhe Velesit.
Grubi ka apeluar sërish që personat e interesuar të bashkangjiten në kompaninë prestigjioze të ndërtimit Bechtel & Enka për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D.
“Mbi 2000 vende të reja pune, mundësi që nuk duhet lëshuar! APLIKONI!!!
Pas Gostivarit, Tetovës, Prilepit dhe Manastirit, panairi i punësimit në konzorciumin Bechtel & Enka për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D po vijon në Kërçovë, Kumanovë dhe Veles deri më datë 3 tetor nga ora 12:00 deri në ora 16:00 në lokacionet e potencuara.
Ju ftoj që të ndani kohë, të vizitoni këto lokacione, të informoheni rreth vendeve të punës dhe të aplikoni në [email protected].” ka shkruar Grubi