Grubi mori pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të përkujtimit të Holokaustit

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot morri pjesë në shënimin e 27 janarit, Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit nën organizim të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Grubi gjatë fjalimit të tij tha se ndjehet i nderuar për mundësinë e dhënë që të jetë i pranishëm në promovimin e kujtimeve të të mbijetuarës së Holokaustit znj. Shela Altarac, e lindur në Shtip nga ku dhe ishte dërguar për në Monopolin e Shkupit, së bashku me hebrenjtë e tjerë nga Shtipi, Manastiri dhe Shkupi, të cilët më vonë u deportuan në kampin fatkeq Treblinka.