Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për integrim Artan Grubi ka kërkuar që në këto momente derisa po zhvillohen negociatat mes partive fituese LSDM dhe BDI-SË për formimin e një koalicioni të mundshëm midis tyre mos biet pre e lajmeve të rreme shkruan Tetovasot.
“Mos bini pre e lajmeve të rreme, kryesisht në Facebook dhe në disa portale, në lidhje me marrëveshjen eventuale për bashkëqeverisje dhe pozitat e BDI-së ” ka deklaruar Grubi përcjellë Tetovasot
Sipas Grubit asgjë përveç komunikimeve partiake zyrtare nuk është e vërtetë dhe të gjitha janë spekulime.
Ju lutem mos bini pre e lajmeve të rreme, kryesisht në Facebook dhe në disa portale, në lidhje me marrëveshjen eventuale…
Publiée par Artan Grubi sur Samedi 15 août 2020