Zëvendëskryeministri i parë Grubi nëpërmjet rrjetit social facebook ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të piktorit Omer Kaleshi.
Postimi i plotë:
Lajm pikëllues për të gjithë ne është ndarja nga jeta e piktorit tonë të mirënjohur ndërkombëtarisht, Omer Kaleshi.
Dora e tij i fali botës së artit shumë kryevepra që prezantuan mbi të gjitha potencialin е vlerave tona kulturore.
Omerin do ta mbajmë mend si shembull të përkushtimit të sinqertë dhe frymëzues për ta larguar sadopak njeriun nga monotonia e përditshmërisë.
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëveprimtarëve të Omer Kaleshit.