Në BDI nuk ka përçarje por vetëm mendime ndryshe dhe se si parti në gjithë këto 17 cikle zgjedhore ka pasur vetëm fitore e aspak humbje.
“Ky është procesi i 17 zgjedhor përfshirë presidenciale, lokale e parlamentare dhe BDI përsëri doli fitues me 106 mijë vota për këshilltarë, 126 mijë për kryetar komunash dhe gjithë partitë tjera nuk u bënë me 80 mijë vota, në Tetovë BDI fitoi zgjedhjet në rrethin e parë para kandidatit të dytë edhe pse kishte përçarje të madhe, me listën e këshilltarëve doli fituese nuk ka asnjë hamendje, partitë maten në rrethin e parë sepse në rrethin e dytë VMRO fitoi në Tetovë dhe në Gostivar. Nuk kam prirje të shoh në atë që ka kaluar. Statuti jonë i rregullon këto çështje edhe në rast fitores dhe humbjes në degë të caktuara, në Tetovë BDI ka fituar. Kemi 90% të deputetëve që janë të ri, kemi shumë gra të përfshira në forumin e përgjithshëm e kemi reflektim shumë të madh dhe shihni rezultatet. Përçarje nuk ka pasur dhe nuk do ketë, janë mendime ndryshe. Ne kemi bërë fushatë bashkë dhe shihet rezultati. Secili prej nesh dëshiron të sheh BDI më mirë dhe më të suksesshme, asnjëherë nuk kemi qenë kundër njëri tjetrit dhe asnjëherë në dëm të qytetarëve”, ka thënë Grubi.