Grubi: Në ligjin për regjistrim nuk ka hapësirë për interpretim alternativ

Ligji për regjistrimin e popullsisë dhe metodologjia janë shumë të qarta dhe nuk ka hapësirë për asnjë interpretim alternativ. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi duke komentuar se institucionet e shtetit me patjetër që duhet të zbatojnë ligjin dhe mos të lejojnë interpretime anësore.

Marketing

“Këtë javë kemi zhvilluar takime, ministri i drejtësisë është i kyçur në këtë proces dhe vlerësoj se tashmë janë tejkaluar të gjitha mosmarrëveshjet dhe të dyja palët, nëse mund të shprehem kështu edhe drejtori edhe zëvendësdrejtori, por edhe LSDM dhe BDI, edhe partitë opozitare përfshirë këtu dhe VMRO-DPMNE-në do të respektojmë ligjin. Do të realizojmë regjistrimin dhe do të respektojmë të dhënat që do të dalin nga ky regjistrim”, është shprehur Grubi.