“Kisha kënaqësinë të bashkëbisedoj shumë hapur dhe miqësisht me Senatorin Ron Johnson nga komisioni për politikë të jashtme ne Senatin Amerikan, drejtues i nënkomisionit për Evropë dhe bashkëpunim rajonal mbi sigurinë.
Diskutuam për procesin e ratifikimit të protokolit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO nga ana e Senatit, reformat në drejtësi si dhe mbi dialogun Kosovë – Serbi.
Senatori Johnson më njoftoi rreth procedurës së miratimit të protokolit për anëtarësim në NATO dhe shprehu mbështetjen e plotë për ta pritur vendin tonë si anëtar i 30 i aleancës veriatlantike.
i nënvizova përjekjet e BDI-së drejt ndërtimin të kapaciteteve demokratike nëpërmjet të sundimit të ligjit, integritetit të bartësve të funksioneve shtetërore, transparencës dhe vetingut.
Senatori Johnson, njejtë si departmenti i shtetit amerikan ditë më parë, i theksoi përpjekjet intenzive amerikane për ta ndihmuar marrjen e datës për fillim të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së veriut në Bashkimin Evropian.
Ndërsa mbi dialogun Kosovë – Serbi, u pajtuam që shembulli i Marrëveshjes së Prespës duhet të ndiqet nga autoritetet në Prishtinë dhe Beograd.” – shprehet Grubi
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10218148178689880&id=1650880718