Ballina Aktuale GRUBI nesër pret në Shkup zv/kryeministren e Kosovës Albulena Balaj Halimaj

GRUBI nesër pret në Shkup zv/kryeministren e Kosovës Albulena Balaj Halimaj

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive Artan Grubi nesër në Shkup do të jetë nikoqirë i zëvendëskryeministres së Republikës së Kosovës, znj. Albulena Balaj-Halimaj, informon GAZETA.MK

Marketing

Në këtë takim pritet të bisedohet për detajet e mbajtjes së mbledhjes së përbashkët midis dy qeverive, asaj të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në të cilën ka shumë çështje për të diskutuar dhe shumë marrëveshje për të nënshkruar.

Grubi dhe Balaj gjithashtu pritet të diskutojnë edhe për interkonekcionin me gaz natyror të Republikës së Kosovës, proces ky i cili pritet të realizohet përmes Maqedonisë së Veriut.

 

Marketing
Exit mobile version