Grubi: Nga 1 shtatori pritet që shkollat t’i kthehen normalitetit (VIDEO)

Zëvendëskryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi, tha se sipas planit të Qeverisë, nga 1 shtatori shkollat pritet t’i kthehet normalitetit, shkruan gazeta LAJM. Ai shpreson që masat e fundit kundër Covid-19 të japin rezultate dhe deri në fillim të muajit të ardhshëm të stabilizohet situata me numrin e të infektuarve.

Marketing

“Tashmë shohim rritje enorme të numrave dhe vlerësoj që me masat e reja dhe me vetëdijësimin e popullatës do të rikthehemi në numrat e mëparshëm si gjatë verës por apeloj shumë sinqerisht në nevojën për vaksinim të qytetarëve sepse kemi nevojë të fillojmë me shkollat me 1 shtator. Plani është që të fillojmë dhe shpresojmë që ta stabilizojmë gjendjen me infektimet deri në fund të këtij muaji në mënyrë që të vijojmë me arsimit e fëmijëve tanë në formë normale”, tha Grubi.

I pyetur nëse Qeveria gaboi kur vendosi të lejojë organizimin e tubimeve dhe dasmave, Grubi tha se rritja e numrit të të infektuarve është rezultat i mosrepektimit të protokolleve.

“Vlerësuam se situate epidemiologjike në vend lejonte organizimin e evenimente të tilla, por në përputhje me protokolet. Çfarë u konstatua, ishte që organizatorët e këtyre ahengjeve nuk i respektuan protokolet dhe të gjithë ne kemi marrë pjesë nëpër ngjarje, nëpër dasma ku nuk është respektuar asnjë protokol i vetëm për të mbrojtur nga Covid-19. Këtu ka patur pak edhe jopërgjegjësi nga ana e organizatorëve por edhe nga ana e inspektoratit të tregut i cili duhej të vepronte në mënyrë shumë më rigoroze”, tha Grubi.