Grubi: Nuk ka kthim prapa nga dygjuhësia, NATO dhe BE-ja

Partia e Ali Ahmetit nuk do të bëj koalicion pas-zgjedhor me partitë që janë kundër Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

Marketing

Deputeti i BDI-së Artan Grubi në një intervistë për Gazetën Express në Maqedoni tha se këto janë linjat e kuqe të BDI-së për atë se me kë pritet të bëj koalicion pas zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen muajve në vijim.

“Unë e di se çfarë BDI-ja ka për synim dhe ajo është vënia e linjave të kuçe për Marrëveshjen e Prespës të Ohrit dhe Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë. Nuk ka kthim prapa nga ndryshimi i emrit nuk ka kthim prapa nga dygjuhësia dhe nuk ka kthim prapa nga integrimi në NATO dhe BE. Ne po punojmë që BDI-ja të merr më shumë se gjysmën e votave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe me legjitimitet të plotë t’i përfaqëson ata në institucionet e veta siç ka bërë edhe në të kaluarën”.