Sekretari organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi, zëdhënësi i partisë, Bujar Osmani dhe Fatmir Besimi kanë qenë në takim me kryeministrin Zoran Zaev.
Grubi pas takimit tha se si parti e koalicionit kanë dhënë mbështetje për vazhdimin e politikave aktuale qeveritare.
“Të gjithë bashkërisht dhamë njëzëri përkrahje për shumicën parlamentare, për programin e Qeverisë për vazhdueshmërinë e politikave aktuale në veçanti në aspektin e integrimit evropian, në aspektin e reformave, në aspektin e sigurisë dhe siguruam edhe vetë kryeministrin zaev dhe edhe ne me partnerët tjerë që jemi njëzëri në mbështetje të politikave qeveritare”, tha Grubi.