Grubi: Paga minimale 18.000, mesatarja 30.000 po rrisim dhe pagat tjera

Zëvendëskryeministri Artan Grubi ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve duke theksuar se kanë rritur disa paga ndërsa po rrisin dhe të tjerat.

Marketing

“Rritëm rrogën minimale në 18.000 denarë, rroga mesatare arriti 30.000 denarë, ndërsa po bëjmë edhe rritje të të gjitha rrogave në arsim dhe në sektorin publik, si dhe administratën shteterore. 1 Maji shënohet me vepra vlerësimi për punëtorët nga një qeveri sociale, e cila i përkushtohet tërësisht mirëqenies shoqërore, zhvillimit dhe stabilitetit shtetëror në këto kohëra nga më të vështirat në tetë dekadat e fundit”, shkruan Grubi.