Grubi përgëzoi studentët e Universitetit të Tetovës në ceremoninë e diplomimit

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot morri pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve në Universitetin e Tetovës.

Marketing

Në fjalimin e tij zëvendëskryeministri i parë Grubi përgëzoi stafin akademik të universitetit për përkushtimin e treguar në përgatitjen e kuadrove cilësore dhe njëherësh uroi studentët për suksesin e arritur duke thënë mes tjerash se Universiteti i Tetovës është tempull i diturisë dhe i historisë më të re kombëtare si dhe i përpjekjeve për barazi.

Më poshtë ua sjellim fjalimin e plotë të zëvendëskryeministrit të parë, z. Artan Grubi:

“Të nderuar të pranishëm, studentë, familjarë, profesorë dhe shumë i dashur rektor Ahmeti,

Më nderoni shumë me mundësinë që sot të rikthehem në shtëpinë time dhe të festoj bashkë me ju.

Ky universitet është i veçantë, është më shumë se një tempull i diturisë, është pjesë e historisë kombëtare dhe përpjekjeve për barazi.

Ju që sot po pajiseni me diploma, ngase jeni të ri në moshë, kështu siç jam dhe unë, padyshim i dini vështirësitë e kohës kur u themelua dhe u ngrit në këmbë të shëndosha ky Universitet, por ndryshe nga atëherë, sot jemi dëshmitar se Universiteti i Tetovës ka siguruar mundësi për edukimin e qytetarëve tanë dhe është shndërruar në simbol të edukimit dhe përgatitjes së studentëve me nivel akademik në vend dhe rajon.

“Në atë kohë qëllimi ishte veç të funksionojë universiteti, marrë parasysh çmimin që do të paguanim. Për veten time u bojsha razi edhe shpija të prishet por dorë mos të hekim prej UT-së, se kishte miqësi dhe shoqëri që thonin se: ej do ta prishin shpinë, thoja le ta prishin, për fat e kishim edhe një shtëpi tjetër te shkolla Tekstile, nëse do prishej do shkoja të jetoja atje. Kështu universiteti vazhdoi” thoshte kështu HAJREDIN DEMIRI, Pronar i njërës nga shtëpive të UT-së.

Populli ynë më së miri e ka kuptuar vlerën e arsimimit në gjuhën amtare duke ndarë edhe gjënë më të shtrejtë, prandaj duhet përjetësisht tu jemi mirënjohës studentëve me vullnet të fortë, të guximshëm dhe të etur për dije të cilët këtë tempull e kanë mbrojtur dhe i siguruan jetë të gjatë.

Të nderuar,

Po krijojmë masa dhe politika për të rinjtë dhe të ardhmen e tyre.

Sot, 20 vite pas Marrëveshjes së Ohrit, me krenari konstatojmë që një ëndërr, një iniciativë e guximshme por njëkohësisht shumë e domosdoshme është shndëruar në tempull të qëndrueshëm arsimor.

Arsimi ndërton njerëz të lirë, e përforcon ekonominë dhe shoqërinë demokratike. Është shumë e rëndësishme kur arsimi është kualitativ dhe i çasshëm për të gjithë.

Arsimi i mirëfillt ndërton personalitete të cilët do të kontribuojnë në shoqëri, do ta kultivojnë tolerancën dhe dallimet por edhe do jenë të gatshëm për tregun e punës.

Një nga qëllimet tona kryesore është që të ndërtojmë kuadro profesionale të cilat do të jenë të sukseshme në vend dhe jashtë që të kontribuojnë në përmirësimin e shoqërisë dhe ekonomisë në vend, pse jo edhe në rajon.

https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/351318836357641

Të dashur studentë,

Kjo është dita e juaj. Është edhe dita e prindërve tuaj sepse edhe ata bashkë me jukanë sakrifikuar, por në fund bashkë ja keni arritur që të plotësoni këtë mision mjaft të rëndësishëm për të ardhmen tuaj.

Sot po e përfundoni një hap të rëndësishëm të jetës tuaj për të nisur që nesër një universitet të ri, “universitetin e jetës” e ky universitet është i përjetshëm!

Ju uroj secilit nga ju shëndet, karrierë të begatë dhe të suksesshme.