Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe
Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi sot në kabinetin e tij
takoi ambasadorin e Hungarisë, z.Laslo Duks.
Gjatë këtij takimi u bisedua rreth rolit të rëndësishëm dhe konstruktiv
që ka Republika e Maqedonisë së Veriut në avancimin e marrëdhënieve mes
vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Grubi theksoi se bashkëpunimi me vendet anëtare të Bashkimit Evropian
mbetet synim kryesor i Qeverisë dhe shtoi se pret përkrahjen hungareze
gjatë mbajtjes së mbledhjes së parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian
ku edhe pritet të shënohet fillimi i negociatave për anëtarësim të
Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në këtë takim, zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe ambasadori hungarez
Duks diskutuan edhe për masat e marra në të dy vendet lidhur me krizën
shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga COVID-19 si dhe për mënyrat
më të mira me qëllim rimëkëmbjen pas kësaj situate që ka kapluar dy
vendet tona por edhe tërë botën.
Grubi gjithashtu i ka thënë ambasadorit të Hungarisë, z.Laslo Duks se
rruga e drejtësisë joselektive dhe sundimi i ligjit në Republikën e
Maqedonisë së Veriut do të arrihen vetëm përmes transparencës së plotë
dhe vetingut ndaj bartësve të funksioneve publike, gjykatësve dhe
prokurorëve.
Në fund të këtij takimi zëvendëskryeministri i parë z.Artan Grubi dhe
ambasadori i Hungarisë z.Laslo Duks u shprehën të bindur se gjatë
presidencës gjermane me Bashkimin Evropian Republika e Maqedonisë së
Veriut do të tejkalojë çështjet e fundit të hapura me Republikën e
Bullgarisë dhe me këtë do të vazhdojë procesi i integrimit tonë në BE.