Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka pritur në takim sopranon Ermonela Jaho dhe bashkëpunëtorët e saj për t’i faleminderuar për performancën e shkëlqyer që mbrëmë mahniti publikun në Filharmoninë e Maqedonisë së Veriut.
“Me kënaqësi mirëprita sot në takim sopranon, znj. Ermonela Jaho dhe bashkëpunëtorët e saj për t’i faleminderuar për performancën e shkëlqyer që mbrëmë mahniti publikun në Filharmoninë e Maqedonisë së Veriut.” shkruan Top24.
Grubi shton se Ermonelën e përgëzova për sukseset e arriturat në skenat ndërkombëtare të muzikës klasike dhe i urova vazhdimësi progresive në përfaqësimin dinjitoz të vlerave të larta kulturore.
Shkupi do ta mirëpresë gjithmonë me respekt të madh dhe krenari! https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=555859189236937&id=100044385821029