Zévendëskryeministri i parë, Artan Grubi nëpërmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se Qeveria në seancën e sotme ka ndarë 200 milion denarë Komunës së Likovës, raporton indeks.mk
Sipas Grubit me këto mjete janë ndarë nga buxheti i vitit 2022 për përfundimin e tërësishëm të projektit të ujësjellësit në territorin e saj.
Grubi mes tjerash njofton se Qeveria vazhdon materializimin dhe përkrahjen ndaj Komunave.
Njoftimi i plotë:
Në seancën e sotme të Qeverisë vendosëm që Komunës së Likovës t’i transferojmë mjete në vlerë prej 200 milionë denarëve nga Buxheti i vitit 2022 për përfundimin e tërësishëm të projektit të ujësjellësit në territorin e saj.
Vazhdojmë të materializojmë përkrahjen ndaj komunave për realizimin e projekteve lokale të jetës më cilësore.